KShC për vizitë në Kolegjin Rezonanca, bisedohet për tejkalimin e pasojave të pandemisë
Gjatë një vizite në Kolegjin Rezonanca, anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë biseduar me menaxhmentin dhe stafin akademik të këtij institucioni, për tejkalimin e pasojave që ka lënë pandemia në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Dy palët u dakorduan që orët praktike të humbura gjatë pandemisë duhet të kompensohen gjatë këtij viti ose vitin e ardhshëm, në mënyrë që njohuritë dhe shkathtësitë e studentëve të jenë në harmoni me standardet e cilësisë.
Anëtarët e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi dhe profesori Dukagjin Zeka, prezantuan punën e KShC-së në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Rektori i Kolegjit Rezonanca, Arian Idrizaj, e ka mirëpritur vizitën e KShC-së në këtë institucion me qëllim të shkëmbimit të ideve për cilësinë në arsimin e lartë.
Përfaqësuesit e KShC-së dhe AKA-së, zhvilluan një takim të veçantë edhe me studentët e këtij kolegji, ku diskutuan për sugjerimet dhe idetë e tyre për arsimin e lartë.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




