Avokatura Shtetërore: Agjencia e Akreditimit nuk rrezikohet nga asnjë kontest gjyqësor
Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi gjatë një pritje që i bëri drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka konstatuar se AKA po respekton plotësisht kornizën ligjore në Republikën e Kosovës dhe nuk rrezikohet nga asnjë kontest gjyqësor.
Avokati Istrefi e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Avokaturës Shtetërore me Agjencinë e Akreditimit për të siguruar mbrojtje juridike në zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Istrefi dhe Gashi janë dakorduar që Avokatura Shtetërore do të përkrahë plotësisht Agjencinë e Akreditimit, jo vetëm për mbrojtjen juridike nëpër gjykata, por edhe për përpilimin e akteve juridike, në mënyrë që ato të jenë plotësisht në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe të mos mund të kontestohen nëpër gjykata.
Avokati Istrefi i ka mirëpritur masat e ndërmarra nga AKA për të garantuar siguri juridike ndaj të gjitha palëve.
Drejtori Gashi ka thënë se përkrahje e deritanishme e Avokaturës Shtetërore ka bërë që Agjencia e Akreditimit të mos humb asnjë rast nëpër gjykata.
Istrefi dhe Gashi janë dakorduar që në rast nevoje ata të marrin pjesë edhe personalisht në mbrojtjen e lëndëve të Agjencisë së Akreditimit nëpër gjykata.
Avokatura Shtetërore dhe Agjencia e Akreditimit kanë caktuar personat kontaktues në mënyrë që të lehtësohet bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
Avokatura ka shprehur gatishmëri për të përkrahur AKA-në në rastet e përgatitjes së padive nëpër gjykata kur evidentohen shkeljet në sistemin e arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Në mbledhjen e 124-të me radhë, të mbajtur më 25 qershor 2024, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), i ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka [...]
Delegacioni i AKA-së po merr pjesë në Asamblenë e INQAAHE në Bukuresht
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Rrjetit Ndërkombëtar për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE) dhe në Forumin 2024, që [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi dhe vendosi për disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), mbajti më 20.05.2024 mbledhjen e 123-të me radhë në të cilën ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë [...]
AKA falënderon Agjencinë ADA për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve teknike
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë një pritje që i bëri në Prishtinë, Menaxherit të Programit të Agjencisë për Zhvillim të Austrisë (ADA), Miguel Alves De Morais Neto, [...]
AKA dhe THEQC diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Këshillit të Turqisë për Cilësinë në Arsim e Lartë (THEQC) dhe ka zhvilluar takime me drejtues të agjencive homologe [...]
KShC aprovoi Manualin e ri të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e [...]