Komisioni i Ankesave

Komisioni i Ankesave është organ i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), i cili bën trajtimin e ankesave të parashtruara nga institucionet e arsimit të lartë kundër vendimeve të Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC).

Komisioni i Ankesave përbëhet nga pesë (5) anëtarë.

Komisioni i Ankesave trajton ankesën brenda 30 ditëve pune nga data e pranimit të saj. Me kërkesë të Komisionit, afati i trajtimit të ankesës mund të zgjatet edhe 30 ditë të tjera.

Përbërja aktuale e Komisionit të Ankesave në AKA është si vijon:

  • Prof. Dr. Ibish Mazreku, Kryetar;
  • Prof. Asoc. Dr. Kemajl Zeqiri, anëtar;
  • Prof. Asoc. Dr. Fatos Rexhepi, anëtar;
  • z. Lirik Veselaj, anëtar.

Kontakti:

aka.ankesa@rks-gov.net