AKA publikoi analizën tematike për akreditimin e programeve
Agjencia Kosovës për Akreditim (AKA) në bashkëpunim me profesoreshën amerikane, Christine Austin, ka zhvilluar dokumentin “Analiza tematike e proceseve të përfshira në Akreditimin/Riakreditimin e Programeve të Studimit: Një shqyrtim i tri viteve të proceseve të akreditimit të një programi studimor (në të dyja nivelet, baçelor dhe master) në tri institucione publike dhe në tri private në Republikën e Kosovës.
Në qendër të kësaj analizës është reflektuar ndërveprimi në mes standardeve të akreditimit të programeve të studimit që rregullojnë procesin e vlerësimit të programeve.
Në kuadër të këtij aktiviteti, u bë analiza e raporteve të vetëvlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre raporteve përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtar të angazhuar nga AKA. Në këtë analizë u përfshinë 6 institucione (3 publike/3 private) përgjatë harkut kohor prej 3 vitesh me qëllim të identifikimit të pikave të përbashkëta dhe dallimeve gjatë proceseve të vlerësimit si dhe identifikimin e fushave të përmirësimit, sfidave si dhe për të identifikuar ecurinë e trendëve brenda vetë proceseve të vlerësimit.
Kjo iniciativë u zhvillua brenda konceptit të Programit “Specialist Fulbright”, dhe i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së me financim nga Qeveria Amerikane dhe e zbatuar nga World Learning.
Gjatë këtij procesi AKA ka ndërtuar mekanizma dhe ka ngritur kapacitetet e brendshme për zhvillimin e analizave dhe raporteve tematike për nevoja të ngjashme të AKA për të ardhmen.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




