Lajmet e fundit

Published On: 8 Tetor, 2025

Agjencia e Akreditimit i bashkohet fushatës për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit 🎗️

Në kuadër të muajit tetor, i njohur si Muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit, stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është bashkuar me fushatën globale të ndërgjegjësimit, duke mbajtur kordele rozë si simbol i mbështetjes dhe solidaritetit me të prekurit nga kjo sëmundje.

Ky gjest simbolik synon të përcjellë mesazhin për rëndësinë e kontrollit të rregullt mjekësor, parandalimit dhe informimit të vazhdueshëm si hapa thelbësorë në luftën kundër kancerit të gjirit.

Agjencia e Kosovës për Akreditim inkurajon të gjithë qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të përkrahin nismat që promovojnë vetëdijesimin dhe parandalimin.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

21 Prill, 2026|

Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]