AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027/2028.
Takimi u udhëhoq nga z. Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, i cili prezantoi procedurat e aplikimit për akreditim dhe riakreditim institucional, si dhe për akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit.
Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrën e aplikimit përmes platformës elektronike e-Akreditimi, dokumentacionin që duhet të dorëzohet, si dhe hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të aplikimit. Gjithashtu, u ofruan sqarime lidhur me përdorimin e platformës dhe kërkesat procedurale, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje mbi çështjet që lidhen me procesin e akreditimit.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe afatet e përcaktuara për zhvillimin e procesit të akreditimit, institucionet u njoftuan se platforma elektronike e-Akreditimi do të jetë e hapur për pranimin e aplikimeve nga 1 korriku deri më 31 korrik 2026.
Përmes organizimit të takimeve informuese dhe ofrimit të udhëzimeve të nevojshme, Agjencia e Akreditimit e Kosovës synon të mbështesë institucionet e arsimit të lartë në përgatitjen e aplikimeve dhe të sigurojë një proces transparent, efikas dhe në përputhje me standardet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]




