Agjencia e Akreditimit nisi procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, duke përmbushur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Procesi i monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike, është edhe një nga rekomandimet e Komisionit Evropian në fushën e arsimit në Kosovë, në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit.
Ekipi i Agjencisë së Akreditimit, konform Metodologjisë së Monitorimit dhe Procedurave Pasakredituese, në fillim të procesit të monitorimit, ka monitoruar oraret e ligjëratave dhe ushtrimeve, si dhe vijueshmërinë e stafit akademik në Kolegjin AAB, Kolegjin UBT dhe Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
Në të tria institucionet e arsimit të lartë mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve, si dhe vijueshmëria e profesorëve ka qenë sipas orareve të publikuara në ueb faqet e institucioneve. Gjatë këtij procesi nuk është evidentuar asnjë parregullsi.
Gjatë procesit të monitorimit përfaqësuesit e Agjencisë së Akreditimit, kanë bashkëbiseduar me menaxhmentet e këtyre institucioneve dhe studentët dhe kanë shkëmbyer ide për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Procesi i monitorimit e plotëson Standardin 2.3 të Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG) i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pasakredituese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Monitorimi është proces formal i kryer nga AKA përmes së cilit vlerësohet se institucioni i arsimit të lartë mirëmban dhe vazhdon të plotësojë, rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm dhe kushtet e dhëna të akreditimit si dhe zbaton standardet e Manualit të Akreditimit.
Ndërsa “Procedura pasakredituese” është proces i cili kufizohen në verifikimin e kushteve të akreditimit dhe konfirmimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve nga AKA dhe zotimeve nga IAL dhe jo në rivlerësimin e standardeve të Manualit të Akreditimit.






Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]





