Agjencia e Akreditimit përfiton nga projekti i Shteteve të Bashkuara – USKEB
Bordit për Shkëmbim Edukativ ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës (USKEB), i ka konfirmuar Agjencisë së Kosovës për Akreditim se është pranuar për financim “Hartimi i një analize tematike për akreditimin e programeve të studimit” nëpërmes Programit të Specialistëve Fulbright.
Sipas këtij projekti, një ekspert/e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahë Agjencinë e Akreditimit për hartimin e një analize tematike për procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit.
Analiza tematike është një nga kriteret që AKA duhet të plotësojë në nivel substancial. Pika 3.4 e Standardeve dhe Udhëzuesve për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë kërkon që “Agjencitë duhet të publikojnë rregullisht raporte që pasqyrojnë dhe ofrojnë analizë të gjetjeve të aktiviteteve të tyre në kuadër të sigurimit të jashtëm të cilësisë”.
Nga 13 rekomandimet e dala nga vlerësimi i mëparshëm i ENQA-s, nga AKA kërkohet të “përdorë të dhënat e mbledhura gjatë proceseve të akreditimit dhe aktiviteteve të tjera për të kryer analiza tematike dhe sistematike për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë”.
Me mbështetjen e Ambasadës së SHBA, AKA ka zhvilluar Metodologjinë për analiza tematike në vitin 2020. Bazuar në këtë dokument u përgatitën dy analiza tematike: një për tregun e punës të të diplomuarve dhe tjetra për akreditimin institucional.
Agjencia e Akreditimit e falënderon USKEB-in dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për përkrahje të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]





