Agjencia e Kosovës për Akreditim miratoi Politikat e Privatësisë
Prishtinë, 20 tetor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Politikat e Privatësisë, një dokument institucional që përcakton mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ky dokument u miratua në punëtorinë dyditore të organizuar më 16 dhe 17 tetor 2025.
Politikat e miratuara garantojnë transparencë, siguri dhe mbrojtje të të dhënave për të gjitha palët që bashkëpunojnë me Agjencinë, duke përfshirë institucionet e arsimit të lartë, ekspertët, palët kontraktuese dhe publikun.
Në kuadër të dokumentit, janë përcaktuar qartë procedurat për mbledhjen, përdorimin, ruajtjen dhe ndarjen e të dhënave personale, si dhe të drejtat e individëve për qasje, përditësim dhe ankimim në rast të shkeljes së privatësisë.
Sipas dokumentit, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së do të emëroj zyrtarin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe bashkëpunimin me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).
Miratimi i Politikave të Privatësisë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit institucional dhe digjitalizimit të plotë të shërbimeve të AKA-së, duke përforcuar besueshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Ky dokument do të publikohet në ueb faqen e AKA-së, pasi që të merret miratimi i Agjencisë për informim dhe privatësi.
Në këtë punëtori u diskutua gjithashtu versioni i fundit i ueb faqes së re të Agjencisë, e cila është zhvilluar me përkrahjen e projektit HEI25, të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Ueb faqja e re pritet të rrisë transparencën, komunitetit akademik, studentëve dhe publikut në informacion dhe efikasitetin e komunikimit ndërmjet AKA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]





