Agjencia e Kosovës për Akreditim nënshkruan kontratë për digjitalizim të proceseve
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik për digjitalizimin e proceseve të brendshme, me mbështetje të projektit HEI25.
Projekti ka për qëllim që t’i digjitalizojë proceset dhe shërbimet e brendshme të AKA-së, përfshirë këtu aplikimin për akreditim, proceset monitoruese, deklarimin e stafit akademik, informimin akademik, gjenerimin e konfirmimeve etj. Softueri për akreditim, i cili do të zhvillohet me këtë rast, do të ketë 6 lloje të ndryshme të shfrytëzuesve: anëtarët e KShC-së, zyrtarët e AKA-së, ekspertët ndërkombëtarë, menaxhmentin dhe stafin e IAL-ve, studentët. Ky softuer do të mundësojë interaksion në mes të akterëve të ndryshëm, sipas detyrës dhe përgjegjësisë së tyre, njëherit duke mundësuar ngritjen e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efikasitetit, efiqiences, transparencës dhe llogaridhënies.
Pas një procesi transparent, profesional dhe të bazuar në kritere të qarta, dhe në të cilin kanë aplikuar 13 operatorë, komisioni vlerësues ka përzgjedhur operatorin Cloudarina, LLC, si fitues për zhvillim të softuerit.
Ky projekt e ngrit në një nivel edhe më të lartë Agjencinë e Kosovës për Akreditim si institucion me shërbime të digjitalizuara dhe në interes të qytetarit.
Projekti HEI25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





