AKA falënderon Agjencinë ADA për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve teknike
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë një pritje që i bëri në Prishtinë, Menaxherit të Programit të Agjencisë për Zhvillim të Austrisë (ADA), Miguel Alves De Morais Neto, e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale për AKA-në.
Drejtori Gashi ka thënë se përkrahja teknike dhe financiare nga projektet e financuara nga ADA, siç janë HEI 25, Heras Plus dhe QAINT, kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të AKA-së në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Drejtori i AKA-së përmendi projektin më të rëndësishëm, E Akreditimi 2.0, i cili aktualisht është duke u realizuar me financimin e ADA nëpërmes projektit HEI 25. Ky projekt do të mundësojë digjitalizimin e shumicës së proceseve në AKA.
Menaxheri Morais Neto ka vizituar hapësirat e reja të AKA-së, të cilat do të vihen në funksion të stafit të Agjencisë deri në fund të këtij muaji.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]





