AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-së në Budapest të Hungarisë
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Anëtarëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), të mbajtur më 22–24 prill 2026 në Budapest, kanë takuar homologë dhe delegacione nga mbarë Evropa.
Forumi është organizuar nga Komiteti Hungarez i Akreditimit (MAB).
Delegacioni i AKA-së, fillimisht, është takuar me nikoqirët e ngjarjes, përkatësisht me Presidentin e Komitetit Hungarez të Akreditimit (MAB), Prof. Dr. János Ede Szilágyi, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të MAB-it, Dr. Péter Levente Lakatos.
AKA dhe MAB kanë të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, e cila paraqet një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.
Në kuadër të forumit, delegacioni nga Kosova ka marrë pjesë në sesionet plenare dhe tematike, kushtuar forcimit të besimit në arsimin e lartë, zhvillimeve lidhur me rishikimin e ESG-së, si dhe politikave evropiane që ndikojnë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Në agjendë ka qenë gjithashtu edhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të ENQA-së.
Gjatë qëndrimit në Budapest, delegacioni i AKA-së ka takuar Presidenten e ENQA-së, Cristina Ghițulică, Drejtorin e EQAR-it, Aleksandar Susnjar, Zëvendëspresidentin e ENQA-së, Patrick Van den Bosch nga Belgjika, anëtaren e Bordit të ENQA-së, Doris Herrmann nga Gjermania, si dhe përfaqësues të agjencive homologe evropiane.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]







