AKA pjesë e punëtorisë së ENQA për përdorimin e inteligjencës artificiale
Përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), e cila u mbajt më 11 dhe 12 qershor 2025 në qytetin Tallinn të Estonisë.
Tema qendrore e punëtorisë ishte “Përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale në agjencitë e sigurimit të cilësisë”, duke trajtuar mundësitë dhe sfidat që sjell kjo teknologji në proceset e vlerësimit dhe akreditimit në arsimin e lartë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane, AKA u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm, Naim Gashi; anëtarja studente e Bordit të AKA-së, Shkurtë Bajgora; si dhe udhëheqësit e divizioneve Merita Rama dhe Besim Jonuzaj.
Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e agjencive të sigurimit të cilësisë nga mbarë Evropa diskutuan për përdorimin etik dhe efektiv të inteligjencës artificiale, si dhe për ndikimin që ajo mund të ketë në vendimmarrje, transparencë dhe objektivitet në proceset e akreditimit.
U prezantuan gjithashtu praktika të mira dhe përvoja konkrete nga agjenci të ndryshme anëtare të ENQA-s, me qëllim të ndërtimit të një qasjeje të përbashkët evropiane për përdorimin e teknologjisë në arsimin e lartë.
Pjesëmarrja e AKA-së në këtë punëtori konfirmon përkushtimin e saj për të qëndruar në hap me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurimit të cilësisë dhe për të përfituar mënyra inovative që mund të përmirësojnë proceset e akreditimit në përputhje me standardet evropiane.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]







