Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Akreditimi2026-03-24T16:19:44+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Një nga pikat e diskutimit ishte informimi lidhur me procesin e vlerësimit nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, ku AKA ka aplikuar për t’u bërë autoritet i njohur në Shtetet e Bashkuara. Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi një numër të konsiderueshëm aplikacionesh për akreditimin e programeve të studimit, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë [...]