AKA dhe THEQC diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Akreditimi2024-05-02T12:51:16+02:00Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Këshillit të Turqisë për Cilësinë në Arsim e Lartë (THEQC) dhe ka zhvilluar takime me drejtues të agjencive homologe në Evropë. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, janë takuar me Kryetarin e THEQC, Prof. Ümit Kocabiçak, me të cilin kanë diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]