Mbi 2400 staf akademik deklarohen në platformën e AKA-së E Akreditimi
Akreditimi2024-07-25T16:27:37+02:00Kastriot Ilazi, administrator i sistemeve të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ka konfirmuar më 25.07.2024, se që nga 1 korriku 2024 kur është hapur platforma E Akreditimi, janë deklaruar me sukses mbi 2400 staf akademik nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Sipas Ligjit për AKA-në deklarimi i stafit akademik dhe aplikimi për procesin e akreditimit dhe riakreditimit për vitin e ardhshëm akademik bëhet nga data 1 deri më 31 korrik 2024. Që nga 1 korriku kur është hapur platforma e deklarimit, AKA ka mbajtur trajnime me koordinatorët e institucioneve të [...]