Delegacioni i AKA takohet në Tokio me Presidenten e JUAA
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Ndërkombëtar të Agjencive për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE), që po mbahet në Tokio të Japonisë, delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), është takuar me Presidenten e Asociacionit të Akreditimit të Universiteteve në Japoni (JUAA), Yoku Takahashi.
Presidentja Takahashi, e ka falënderuar delegacionin e Kosovës për vizitën në Japoni dhe ka ofruar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në fushat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
AKA është anëtare me të drejta të plota në INQAAHE dhe merr pjesë aktive në këtë organizatë, më e madhja në nivel ndërkombëtar në fushën e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Ky takim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AKA-së për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe për fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet partnere në nivel global.
Konferenca e 18-të Bienale e INQAAHE po mbahet nga 13 deri më 16 maj 2025 në Qendrën e Konferencave Akasaka Intercity në Tokio, Japoni. E organizuar nga Asociacioni i Akreditimit të Universiteteve në Japoni (JUAA), kjo konferencë mbledh profesionistë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Me temën “Teoria e Big Bengut: Ndryshimi i Paradigmës së Sigurimit të Cilësisë”, konferenca fokusohet në katër nën-tema kryesore: sigurimi i cilësisë dhe agjenda e qëndrueshmërisë; sigurimi i cilësisë dhe rrugët inovative të mësimit; sigurimi i cilësisë dhe inteligjenca artificiale; sigurimi i cilësisë dhe njohja e kualifikimeve dhe kredencialeve.
Këto tema synojnë të adresojnë sfidat dhe mundësitë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke përfshirë teknologjitë e reja, kërkesat për mësim fleksibël dhe nevojën për njohje ndërkombëtare të kualifikimeve.
Konferenca ofron një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira, diskutimin e inovacioneve dhe ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të angazhohen në sesione interaktive, të ndjekin prezantime nga folës të njohur dhe të kontribuojnë në formësimin e të ardhmes së arsimit të lartë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe teknologjikisht të avancuar.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]









