Lajmet e fundit

Published On: 13 Shkurt, 2025

Diskutim publik për Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit

Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, 29 qershor 2023), Këshilli Shtetëror i Cilësisë  miratoi Draft Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit.

Ftohen të gjitha palët e interesuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga data e njoftimit për hapjen e konsultimit me shkrim.

Të gjitha komentet, sugjerimet dhe propozimet mund të dërgohen në Email- adresat e mëposhtme:

Arianit.M.Krasniqi@rks-gov.net,

Sadik.Bytyqi@rks-gov.net

Me qëllim të zbatimit të parimit të transparencës, gjithë përfshirje dhe aplikimit të standardeve ndërkombëtare Agjencia e Kosovës për Akreditim dërgon në diskutim publik Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit.

Linku: Diskutim publik për Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit 

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të

16 Janar, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]