Gjatë vizitës në RIT, KShC zotohet për aplikimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë
Gjatë një vizite në Kolegjin Rochester Institute of Technology (RIT), dega në Kosovë, përfaqësues të Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kanë thënë se KShC po aplikon standarde të larta të cilësisë, të cilat synojnë ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës dhe krijojnë mundësi që diplomat të cilat merren në Kosovë të jenë të krahasueshme me ato të vendeve evropiane.
Anëtarja e KShC-së, Krenare Pireva Nuçi, ka thënë se krahas avancimit të standardeve të akreditimit, validimit dhe monitorimit, KShC dhe AKA janë fokusuar edhe në procesin e digjitalizimit të të gjitha proceseve, në mënyrë që të garantohen procese transparente dhe me standarde të larta të cilësisë.
Udhëheqësi i RIT-Kosovo, profesori Kamal Shahrabi ka folur për praktikat më të mira amerikane të sigurimit të cilësisë dhe ka rekomanduar që disa prej tyre të aplikohen në Kosovë. Profesor Shahrabi, foli për punën e këtij institucioni në kohë pandemie dhe masat që i kanë marrë për të garantuar se cilësia e studimeve të jetë sipas standardeve që aplikojnë.
Gjatë takimit me studentët e këtij institucioni, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, i ka inkurajuar ata që të japin vërejtje, ide dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ai ka thënë se gjatë procesit të akreditimit janë angazhuar ekspertë eminentë, të cilët përveç vlerësimit të jashtëm të cilësisë, po japin edhe rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë për të gjithë studentët në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





