Lajmet e fundit

Published On: 14 Prill, 2023

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e rregullt të 111-të me radhë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 14.04.2023 mbledhjen e rregullt, në të cilën janë diskutuar disa pika të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe është vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit dhe riakreditimit në nivel institucional dhe të programeve akademike.

KShC i ka shqyrtuar dhe ka vendosur për të gjitha ankesat dhe kërkesat që i janë drejtuar këtij institucioni.

Në mbledhjen e KShC-së janë diskutuar përgatitjet për Konferencën ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë, e cila do të organizohet nga AKA, në Prishtinë, më 26 shtator 2023. Në këtë konferencë kanë konfirmuar pjesëmarrjen krerët e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe drejtuesit e agjencive të akreditimit nga rajoni.

 

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐀𝐊𝐀 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐚𝐤𝐫𝐞𝐝𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟓/𝟐𝟎𝟐𝟔

8 Korrik, 2025|

Prishtinë, 8 Korrik 2025 – Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) ka publikuar sot listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2025/2026. Ky publikim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të agjencisë për [...]