Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) raportoi në Kuvend për Raportin e vitit 2022
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka raportuar më 04.07.2023 në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen e drejtuar nga Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka prezantuar punën e Këshillit për vitin 2022 dhe vizionin për vitin 2023.
Ajo ka thënë se viti 2022 është shumë i suksesshëm për faktin se AKA ka fituar statusin affiliate në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në bazë të zbatimit të standardeve dhe punës profesionale.
Sipas Kryetares Ilazi, AKA dhe KShC si organ vendimmarrës i saj, kanë kryer me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet, konform rregullativës ligjore.
Ajo tha se gjatë vitit 2022 janë zhvilluar dhe miratuar disa dokumente që avancojnë punën e AKA-së për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi pohoi se miratimin e Ligjit për AKA-në ka rritur mundësitë institucionale për përkrahjen e institucioneve të arsimit të lartë për ngritjen e cilësisë.
Deputetët e Komisionit për Arsim të Kuvendit kanë bërë pyetje dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre për Këshilli Shtetëror të Cilësisë.
Raportin e plotë të KSHC-së mund ta shkarkoni në këtë link.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]





