Lajmet e fundit

Published On: 27 Mars, 2026

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin e mekanizmave për ngritjen e cilësisë së programeve që ofrohen në këtë institucion të arsimit të lartë.

Delegacioni i KSHC-së, i udhëhequr nga Kryetarja Hasnije Ilazi, u pritën nga dekani i Fakultetit, profesori Islam Hasani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, dekani Hasani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të AKA-së në proceset e akreditimit, duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur historikun e FSI-së dhe zhvillimet kryesore të institucionit.

Gjatë takimit, u theksuan edhe iniciativat më të fundit të fakultetit, përfshirë themelimin e Akademisë për Lidership si dhe programin e doktoratës që FSI ofron në bashkëpunim me Universitetin “UTM” të Malejzisë.

Nga ana e KSHC-së, kryetarja Ilazi falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të FSI-së me AKA-në, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Agjencisë për avancimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Vizita kishte për qëllim që anëtarët e KSHC-së të njihen më nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që ofron FSI për studentët e saj.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit