KSHC miratoi Standardet e reja të PhD-së dhe Rregulloren për monitorim dhe pas-akreditim
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2025, i ka miratuar Standardet e rishikuara të programeve të doktoratës dhe e ka miratuar Rregulloren e Rishikuar për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese.
Ky vendim erdhi pas një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë hisedarëve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Standardet e reja për vlerësimin e programeve të doktoratës janë rezultat i një analize pesëvjeçare që u realizua pas miratimit të standardeve fillestare në vitin 2020. Standardet e rishikuara janë strukturuar në shtatë fusha kryesore, duke përfshirë strukturën institucionale, kriteret e pranimit, përmbajtjen e programeve, mjedisin kërkimor, mbikëqyrjen, vlerësimin dhe rezultatet e kërkimit.
Rishikimi i këtyre standardeve është bërë me mbështetjen e Programit SHER, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkë-financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe zbatohet nga konsorciumi WUS Austria, ZSI dhe OeAD.
Ndërkohë, me qëllim të përforcimit të sistemit të sigurimit të cilësisë dhe rritjes së transparencës në arsimin e lartë, KSHC miratoi gjithashtu Rregulloren për Monitorim dhe Procedurat Pas-akredituese.
Kjo rregullore përcakton qartë se monitorimi do të zhvillohet të paktën një herë gjatë ciklit të akreditimit dhe mund të përfshijë vizita fizike apo vlerësim në distancë. Monitorimi përfshin vlerësimin e përmbushjes së kushteve të akreditimit nga institucionet e arsimit të lartë dhe verifikimin e ndryshimeve në stafin akademik, infrastrukturë, burime, si dhe mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë.
Në kuadër të procedurave pas-akredituese, institucionet janë të obliguara të dorëzojnë një plan të zbatimit të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili duhet të jetë i strukturuar, i dokumentuar dhe i afatizuar. Pas dërgimit të raportit të vetë-përmirësimit, AKA angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të verifikuar përputhshmërinë me rekomandimet dhe për të përmbyllur ciklin e akreditimit.
Në mbledhjen e sotme KSHC i ka shqyrtuar edhe disa raportet të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]






