KSHC vizitoi Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë – IBCM
Më 19 maj 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe menaxhmenti i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) realizuan një vizitë zyrtare në të dy kampuset e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), në jug dhe veri të qytetit.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKA-së zhvilluan takime me menaxhmentin e institucionit për të diskutuar sfidat dhe përparësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, theksoi se këto vizita janë bërë tashmë pjesë e praktikës së rregullt të Këshillit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të akterëve të arsimit të lartë në procesin e përmirësimit të cilësisë.
Në këtë kontekst, profesoresha Ilazi përgëzoi menaxhmentin e IBCM-së, stafin akademik dhe studentët për ndryshimin e statusit të institucionit, nga një institucion joprofitabil në një institucion publik. Ajo theksoi se ky transformim do të ndikojë pozitivisht në qëndrueshmërinë institucionale dhe financiare të kolegjit.
Nga ana e saj, Rektorja e IBCM-së, profesoresha Mihane Kerolli, falënderoi KShC-në për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë së programeve dhe avancimin e procesit të internacionalizimit në arsimin e lartë në Kosovë.
Kolegj Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) është një institucion i akredituar që ofron programe akademike në fushat e biznesit, menaxhimit të mjedisit, teknologjisë së informacionit dhe shkencave shoqërore. Me një qasje të fokusuar në edukimin praktik dhe ndërkombëtar, IBCM ofron mësimdhënie në gjuhën angleze dhe diploma të dyfishta në bashkëpunim me universitete partnere nga Evropa.
IBCM numëron rreth 800 studentë aktivë nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe rajon, përfshirë studentë shqiptarë dhe serbë, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]





