Miratohet dizajni dhe struktura e ueb-faqes së re të Agjencisë së Akreditimit
Më 29 maj 2025, në kuadër të një punëtorie të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), është miratuar dizajni dhe struktura e ueb-faqes së re të institucionit.
Zhvillimi i ueb-faqes së re do të realizohet nga kompania e kontraktuar, në bazë të dizajnit të miratuar nga grupi punues dhe do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes projektit HEI 25.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj sugjerimeve dhe kërkesave të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, të cilat gjatë vlerësimeve të fundit kanë theksuar nevojën për avancimin e mëtejmë të prezencës digjitale të AKA-së.
Ueb-faqja e re do të ofrojë një strukturë më të qartë, përmbajtje të përditësuar dhe qasje më të lehtë në dokumente, vendime, standarde dhe raporte të rëndësishme. Ajo do të funksionojë si një platformë transparente dhe funksionale për publikun, institucionet e arsimit të lartë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke kontribuar në forcimin e llogaridhënies dhe besimit në punën e Agjencisë.
Ky projekt përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të AKA-së për përmirësimin e shërbimeve dhe komunikimit institucional në përputhje me praktikat më të mira evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]





