Miratohet Plani i zhvillimit profesional për stafin e AKA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e zhvillimit profesional për stafin, në një punëtori të organizuar me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe organizative për periudhën trevjeçare 2026–2028.
Ky plan strategjik synon rritjen e cilësisë së punës së stafit përmes zhvillimit të kompetencave profesionale, përdorimit të avancuar të platformave digjitale të AKA-së, fuqizimit të komunikimit profesional me institucionet e arsimit të lartë (IAL) si dhe harmonizimit të punës me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë (ESG 2015).
Plani parasheh një sërë aktivitetesh, përfshirë punëtori të brendshme, trajnime profesionale, pjesëmarrje në konferenca dhe vizita studimore ndërkombëtare, trajnime praktike në përdorimin e platformës e-akreditimi, si dhe zhvillim të aftësive në analizën e të dhënave, raportim dhe menaxhim të proceseve të monitorimit.
Po ashtu, dokumenti përfshin aktivitete për certifikim në menaxhim dhe përfaqësim në ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare të fushës së sigurimit të cilësisë.
Zbatimi i këtij plani pritet të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së procesit të monitorimit të IAL-ve, përmirësimin e cilësisë së raporteve të akreditimit, monitorimit dhe procedurave pas akredituese, si dhe në integrimin më të lartë të teknologjisë në proceset e punës së AKA-së.
Nëpërmjet këtij plani AKA synon të sigurojë që stafi i saj të jetë i përgatitur, kompetent dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





