KSHC vizitoi Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë – IBCM
Më 19 maj 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe menaxhmenti i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) realizuan një vizitë zyrtare në të dy kampuset e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), në jug dhe veri të qytetit. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKA-së zhvilluan takime me menaxhmentin e institucionit për të diskutuar sfidat dhe përparësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, theksoi se këto vizita janë bërë tashmë pjesë e praktikës së rregullt të Këshillit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të akterëve të arsimit të lartë [...]