KSHC dhe AKA vizitojnë Kolegjin AAB; diskutojnë për standardet e cilësisë në arsimin e lartë
Në kuadër të vizitave në institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, vizituan të enjten Kolegjin AAB, me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me standardet e cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se institucioni që ajo drejton, i trajton me shumë seriozitet sugjerimet e IAL-ve, në funksion të cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja Ilazi ka thënë se Kosova, ndonëse vendi më i vogël në rajon, investon shumë në standardet e cilësisë, pasi që i gjithë procesi i akreditimit është i bazuar në [...]