Përfundoi me sukses deklarimi i 2700 pjesëtarëve të stafit akademik në platformën ‘E-Akreditimi’
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me shumë sukses procesin e deklarimit të 2700 pjesëtarëve të stafit akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Sipas legjislacionit në fuqi, koha e deklarimit të stafit akademik për vitin e ri të studimeve është nga data 1 deri më 31 tetor dhe ky proces është kryer me shumë sukses.
Si rezultat i avancimit të sistemit dhe ngritjes së resurseve humane, AKA konfirmon se platforma elektronike ‘E Akreditimi’ ka qenë aktive dhe nuk ka pas asnjë problem teknik në funksionimin e saj.
Për të përfunduar me sukses këtë proces, AKA ka organizuar trajnime me të gjitha IAL-të, ka përgatitur një dokument shpjegues si dhe është përgjigjur në dhjetëra emaila dhe telefonata për ata që kanë pas nevojë për përkrahje teknike për deklarim në platformen e-akreditimi.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]





