Përfundoi me sukses deklarimi i 3005 mësimdhënësve në Platformën e AKA-së E Akreditimi
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 02.08.2024 konfirmoi se deri në afatin e fundit ligjor 31.07.2024, ka përfunduar me sukses procesi i aplikimit për akreditim/riakreditim të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe deklarimi i stafit akademik në Platformën E Akreditimi.
Kastriot Ilazi, administrator i sistemeve të teknologjisë së informacionit në AKA, ka thënë se brenda afatit ligjor 1 deri më 31 korrik 2024 janë deklaruar në Platformën E Akreditimi 3005 mësimdhënës të institucioneve të arsimit të lartë.
Ilazi ka thënë se gjatë një muaji, stafi i AKA-së ka qenë në dispozicion të të gjithë stafit akademik në Kosovë për të ofruar ndihmë teknike nëpërmes emailave, telefonatave ose takimeve të përditshme.
Për të përfunduar ky proces me sukses AKA paraprakisht ka mbajtur edhe trajnime për institucionet e arsimit të lartë.
Procesi i deklarimit të stafit akademik dhe aplikimi për procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve të studimit, është avancuar dhe modernizuar gjatë këtij viti nëpërmes zhvillimit të platformës së re, me financimin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nëpërmes Projektit HEI 25.
Të gjitha të dhënat e deklarimit të stafit do të ruhen në sistem dhe nga viti i ardhshëm do të thjeshtësohet procesi i deklarimit.
AKA falënderon për bashkëpunim koordinatorët e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duke mundësuar që ky proces të përfundojë me sukses.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]





