Përfundoi me sukses procesi i deklarimit të stafit akademik në platformën “E-Akreditimi”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 31.07.2025 e ka përfunduar me sukses procesin e deklarimit të stafit akademik në platformën elektronike E-Akreditimi, në përputhje me obligimet që dalin nga Ligji për AKA.
Gjatë periudhës 1–31 korrik 2025, 2983 anëtarë të stafit akademik nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës janë deklaruar me sukses në këtë platformë.
Ky proces është mbështetur teknikisht nga Agjencia Shtetërore për Informacion (ASHI), e cila menaxhon dhe mirëmban infrastrukturën digjitale dhe serverët e platformës “E-Akreditimi”.
Gjithashtu, stafi profesional i AKA-së, i udhëhequr nga z. Kastriot Ilazi, administrator i lartë për sisteme softuerike dhe bazë të të dhënave, ka ofruar asistencë teknike përmes emailit për 332 profesorë, si dhe ka ofruar ndihmë përmes komunikimeve telefonike për më shumë se 250 raste individuale.
Për të lehtësuar këtë proces, para hapjes zyrtare të platformës, AKA ka organizuar sesione trajnimi për koordinatorët e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë të akredituara në Kosovë, me qëllim të informimit dhe orientimit të tyre në përdorimin e platformës dhe në mbështetjen e stafit akademik gjatë procesit të deklarimit.
Agjencia e Kosovës për Akreditim shpreh falënderim të veçantë për koordinatorët institucionalë të cilësisë, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar, duke kontribuar që ky proces të përfundojë me efikasitet dhe transparencë të plotë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]





