Presidenti i CHEA-s: Jemi krenarë që e mirëpresim AKA-në në komunitetin ndërkombëtar
Me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA), Presidenti i CHEA-s, Nasser H. Paydar, përmes një video-mesazhi, e ka mirëpritur AKA-në në një komunitet ndërkombëtar në rritje, të përkushtuar ndaj avancimit të cilësisë akademike dhe nxitjes së mësimit të ndërsjellë ndërmjet kombeve dhe kulturave.
“Jemi krenarë që mirëpresim AKA-në në një komunitet ndërkombëtar në rritje, të përkushtuar ndaj avancimit të cilësisë akademike dhe nxitjes së mësimit të ndërsjellë ndërmjet kombeve dhe kulturave”, ka theksuar Presidenti i CHEA-s, Nasser H. Paydar.
Në video-mesazhin e tij drejtuar Agjencisë, Presidenti Paydar e ka cilësuar këtë arritje si një moment të rëndësishëm për sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Ai ka theksuar se njohja nga CHEA pasqyron përkushtim të fuqishëm ndaj cilësisë akademike, integritetit institucional, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Presidenti i CHEA-s ka vlerësuar se njohja e AKA-së ka rëndësi të veçantë, pasi pasqyron punën shumëvjeçare të përkushtuar për forcimin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.
Sipas tij, arsimi i lartë është gjithnjë e më global, ndërsa studentët, kërkimi shkencor dhe inovacioni kalojnë kufijtë kombëtarë. Për këtë arsye, sigurimi i cilësisë dhe akreditimi kanë një rol shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, Paydar ka theksuar se organizata si Agjencia e Kosovës për Akreditim kanë rol jetik në ndërtimin e besimit publik dhe në mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë për të përmbushur standarde të larta, duke vazhduar njëkohësisht të zhvillohen dhe të inovojnë.
Ai ka nënvizuar se CHEA beson se organizatat e forta dhe të pavarura të sigurimit të cilësisë janë thelbësore për të ardhmen e arsimit të lartë në mbarë botën.
Në përmbyllje, Presidenti Paydar ka uruar edhe një herë Agjencinë e Kosovës për Akreditim për këtë arritje të rëndësishme dhe ka shprehur pritjen për vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë në vitet në vijim.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




