Profesoresha Hasnije Ilazi shpallet Kryetare nderi e Agjencisë së Akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në përfundim të mandatit të saj, e kanë shpallur profesoreshën Hasnije Ilazi, Kryetare Nderi e AKA-së, për “vizionin, lidershipin dhe kontributin në AKA dhe në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”.
Profesoresha Ilazi ka qenë Kryetare e KShC-së në pesë vitet e kaluara dhe ajo nuk ka konkurruar për një mandat të dytë.
Vendimin për shpalljen e profesoreshës Ilazi “Kryetare Nderi të AKA-së” e kanë marrë me unanimitet të plotë KShC-ja dhe stafi i AKA-së.
Në arsyetimin e këtij vendimi, Zëvendëskryetari i KShC-së, Klemene Miklavic, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në ndërtimin e një institucioni të bazuar në standarde të qëndrueshme, procedura kredibile dhe integritet profesional.
Ai ka theksuar se me përfshirjen në EQAR, Agjencia ka fituar një njohje të rëndësishme brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, duke dëshmuar përafrimin e saj me standarde rigoroze të pavarësisë, kredibilitetit dhe cilësisë akademike.
Sipas tij, njohja nga CHEA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë kësaj arritjeje rëndësi globale, duke konfirmuar se sistemi i sigurimit të cilësisë në Kosovë respektohet edhe ndërkombëtarisht.
Miklavic ka thënë se shtetet nuk ndërtohen vetëm përmes momenteve të mëdha politike, por edhe përmes punës së durueshme dhe shpesh të padukshme për forcimin e institucioneve. Në këtë drejtim, sipas tij, arsimi ka një vend të veçantë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të jetë më e fortë sesa cilësia e dijes dhe e mësimit që u ofron të rinjve të saj.
Ai ka shtuar se shumë nga kontributet më të rëndësishme në jetën publike bëhen larg vëmendjes së publikut, nga individë që ofrojnë ekspertizën, energjinë dhe përkushtimin e tyre në shërbim të së mirës publike.
“Profesoresha Hasnije Ilazi është një nga këta individë. Puna, përkushtimi dhe besimi i saj në vlerat e cilësisë dhe përgjegjësisë institucionale kanë ndihmuar në forcimin e themeleve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Kontributi i saj në procesin që çoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim drejt njohjes ndërkombëtare meriton respektin tonë më të thellë dhe mirënjohjen tonë”, ka thënë Miklavic.
Në emër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Zëvendëskryetari i KShC-së tha se është nder dhe privilegj që profesoreshës Hasnije Ilazi t’i ndahet kjo mirënjohje, me vlerësim të sinqertë dhe mirënjohje të thellë për shërbimin e saj të dalluar, sjelljen e lartë etike dhe kontributin e qëndrueshëm në zhvillimin institucional dhe akademik të Kosovës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]




