Profesori Avni Berisha zgjidhet Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së
Në mbledhjen e rregullt të 149-të me radhë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur me vota unanime Kryetar i KSHC-së. Mandati i tij në këtë pozitë fillon më 18 qershor të këtij viti.
Deri më tani Kryetare e KSHC-së ka qenë profesoresha Hasnije Ilazi, e cila nuk ka konkurruar për një mandat të dytë në Këshill.
Agjencia e Kosovës për Akreditim falënderon Kryetaren Hasnije Ilazin për vizionin, lidershipin dhe kontributin e saj në udhëheqjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Nën udhëheqjen e saj, AKA është regjistruar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe është njohur nga Këshilli për Akreditim të Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA).
Kryetari në ardhje Avni Berisha është profesor i rregullt në Departamentin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Ai për më shumë se dy vite ai ka dhënë kontribut në KSHC dhe zgjedhja e tij në pozitën e Kryetarit është vazhdimësi e sukseseve të këtij institucioni vendimmarrës.
Profesor Berisha ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës, ndërsa doktoratën e ka përfunduar në Université Pierre et Marie Curie në Paris.
Prof. Berisha është autor dhe bashkautor i shumë publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Scopus dhe Web of Science. Sipas të dhënave të profilit të tij shkencor në Scopus, ai ka 285 publikime shkencore, 9273 citime dhe h-index 57. Ai është përfshirë gjithashtu në renditjen prestigjioze Stanford Ranking 2022–2025 të “World’s Top 2% Scientists”.
AKA i uron profesor Berishës suksese në detyrën e re, me besim se përvoja e tij akademike, shkencore dhe institucionale do të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbledhje, KSHC ka trajtuar një sërë pikash të rendit të ditës, duke përfshirë miratimin e agjendës dhe të procesverbalit të mbledhjes paraprake, rishikimin e raporteve të vlerësimit për akreditim, kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë, shqyrtimin e aplikimeve për ekspertë të akreditimit, njoftimet lidhur me procesin e akreditimit, monitorimit, procedurave pasakredituese etj.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





