Agjencia e Kosovës për Akreditim mbajti konferencën e parë ndërkombëtare
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 26.09.2023 Konferencën e parë ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, në të cilën kanë marrë pjesë krerët e institucioneve shtetërore, përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme evropiane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, komuniteti akademik, studentë, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se cilësia në arsimin e lartë në Kosovë, qëndron lart në prioritetet e Qeverisë dhe se Kosova paraqet rast të veçantë, ku një universitet e ka bërë shtetin.
“Më vjen keq që në vitet e fundit këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm. Andaj jemi sot këtu për të përforcuar urat e vjetra, e ndërtuar ura të reja mes Agjencisë për Akreditim e ENQA-s. Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka gjithë pavarësinë e saj institucionale”, ka thënë Kryeministri.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se “arsimi cilësor është themel për të formësuar të ardhmen e sigurtë të njerëzimit me përgjegjësi dhe largpamësi. Ai kontribuon në zhvillimin e individëve të shkathët, te informuar, të ndërtuar moralisht, të hapur ndaj ndryshimit dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e proceseve globale, të gjitha këto cilësi thelbësore për adresimin e sfidave dhe mundësive komplekse që e presin njerëzimin”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, ka thënë se Kosova ka krijuar një kohezion nacional për cilësinë në fushën e arsimit. Ai ka thënë se të gjitha rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) tashmë janë zbatuar dhe AKA është gati që t’i nënshtrohet vlerësimit për tu anëtarësuar në mekanizmat evropian të sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Diskutim publik për Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit
Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, [...]
AKA shqyrtoi Rregulloren për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 05.02.2025, në Bogë të Pejës, mbajti punëtori në të cilën është shqyrtuar rishikimi i Rregullores për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese. [...]
KSHC shqyrtoi disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 06.02.2025, e ka mbajtur mbledhjen e 134-të, në të cilën ka shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. KSHC ka shqyrtuar disa [...]
AKA po vazhdon procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po vazhdon procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit. Të martën (04.02.2025) procesi i akreditimit po vazhdon në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku po vlerësohen dy [...]
AKA synon anëtarësimin në CHEA dhe njohjen e akreditimeve në SHBA
Në vigjilje të konferencës ndërkombëtare të Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA), që po mbahet në Uashington, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
KSHC Aprovoi Planin e Aktiviteteve për Vitin 2025
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 17 janar 2025, mbajti në Tiranë mbledhjen e 133-të, ku shqyrtoi dhe aprovoi Planin e Aktiviteteve për vitin 2025. Gjatë mbledhjes u [...]