Publikohet Rregullorja e Re për Standardet e Programeve të Doktoratës (PhD)
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar në uebfaqen zyrtare Rregulloren për Standardet e Vlerësimit të Programeve të Doktoratës (PhD), e miratuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e mbajtur më 30 qershor 2025. Rregullorja e cila ka hyrë në fuqi do të jetë bazë ligjore për të gjitha proceset e akreditimit të programeve të doktoratës në Republikën e Kosovës.
Kjo rregullore është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ me institucionet e arsimit të lartë në vend, dhe është në përputhje të plotë me Standardet dhe Udhëzuesit Evropianë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG).
Rregullorja përcakton 44 standarde, prej të cilave 26 janë thelbësore (obligative) dhe 18 janë shtesë, të organizuara në shtatë fusha vlerësimi:
- Struktura institucionale, mbështetja administrative dhe financimi;
- Kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit;
- Struktura/përmbajtja e programit të doktoratës;
- Mjedisi dhe kapaciteti kërkimor;
- Mbikëqyrja;
- Vlerësimi; dhe
- Rezultatet e kërkimit shkencor.
Programet që do të jenë plotësisht në përputhje me standardet, mund të marrin akreditim deri në 5 vjet, ndërsa ato me përputhje të substanciale deri në 3 vjet. Programet që nuk arrijnë standardet thelbësore nuk do të akreditohen.
Rregullorja thekson rëndësinë e: mbikëqyrjes cilësore, integritetit kërkimor dhe etikës shkencore, mobilitetit akademik, si dhe pjesëmarrjes aktive në kërkime ndërkombëtare dhe publikime në revista të indeksuara në WoS dhe/ose Scopus.
Përmes këtij dokumenti strategjik, AKA synon të garantojë cilësi të lartë dhe përputhje ndërkombëtare të studimeve të doktoratës në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e një shoqërie të bazuar në dije dhe inovacion.
Udhëheqëse e ekipit të ekspertëve për rishikimin e standardeve të reja ka qenë profesoresha Melita Kovacevic.
Rishikimi i këtyre standardeve është bërë me mbështetjen e Programit SHER, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkë-financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe zbatohet nga konsorciumi WUS Austria, ZSI dhe OeAD.
Për të lexuar Rregulloren e plotë, klikoni këtu: Rregullorja për Standardet PhD
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




