Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC)

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), është organ politikbërës dhe vendimmarrës i AKA-së, i cili përbëhet nga nëntë anëtarë, tre prej të cilëve janë ndërkombëtarë.

  • KShC përcakton objektivat kryesore dhe afatet kohore të procesit të vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
  • KShC miraton standardet, procedurat, kriteret e vlerësimit të jashtëm të IAL-ve.
  • KShC harton dhe miraton Statutin e AKA-së, rregulloret dhe dokumente tjera të nevojshme për funksionimin e AKA-së.
  • Me propozimin e drejtorit të AKA-së, KShC miraton listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, të cilët do të angazhohen në procesin e vlerësimit të IAL-ve për vitin akademik.

Përbërja aktuale e KShC-së është si vijon:

  • Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, Kryetare;
  • Dr. Klemen Miklavic; Nënkryetar;
  • Prof. Asoc. Dr. Gëzim Tosuni, anëtar;
  • Prof. Asoc.Dr. Maja Martinović, anëtare;
  • Dr.Jaakko Kauko, anëtar;
  • Prof. Dr. Mirlinda Batalli, anëtare;
  • Prof. Dr. Avni Berisha, anëtar;
  • Dr. Jetmir Haxhibeqiri, anëtar;
  • Sipas detyrës, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi.