Agjencia e Kosovës për Akreditim mbajti konferencën e parë ndërkombëtare
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 26.09.2023 Konferencën e parë ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, në të cilën kanë marrë pjesë krerët e institucioneve shtetërore, përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme evropiane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, komuniteti akademik, studentë, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se cilësia në arsimin e lartë në Kosovë, qëndron lart në prioritetet e Qeverisë dhe se Kosova paraqet rast të veçantë, ku një universitet e ka bërë shtetin.
“Më vjen keq që në vitet e fundit këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm. Andaj jemi sot këtu për të përforcuar urat e vjetra, e ndërtuar ura të reja mes Agjencisë për Akreditim e ENQA-s. Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka gjithë pavarësinë e saj institucionale”, ka thënë Kryeministri.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se “arsimi cilësor është themel për të formësuar të ardhmen e sigurtë të njerëzimit me përgjegjësi dhe largpamësi. Ai kontribuon në zhvillimin e individëve të shkathët, te informuar, të ndërtuar moralisht, të hapur ndaj ndryshimit dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e proceseve globale, të gjitha këto cilësi thelbësore për adresimin e sfidave dhe mundësive komplekse që e presin njerëzimin”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, ka thënë se Kosova ka krijuar një kohezion nacional për cilësinë në fushën e arsimit. Ai ka thënë se të gjitha rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) tashmë janë zbatuar dhe AKA është gati që t’i nënshtrohet vlerësimit për tu anëtarësuar në mekanizmat evropian të sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC miratoi Rregulloren për Validim dhe atë për Monitorim dhe Pas-akreditim
Në mbledhjen e 135-të të rregullt, të mbajtur më 10 mars 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar versionin përfundimtar të Rregullores për Validim, si dhe ka [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit
Agjencia e Kosovës për Akreditim të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas.
AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese
AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe personeli i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në punëtorinë e mbajtur më 03.03.2025, kanë rishikuar Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave [...]
AKA ka hartuar Rregulloren për Procedurat e Përgjithshme dhe ka rishikuar Kodin e Etikës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 26 dhe 27 shkurt 2025, ka mbajtur një punëtori në të cilën janë hartuar dhe diskutuar Rregullorja për Procedurat e Përgjithshme në AKA dhe është shqyrtuar rishikimi i [...]
AKA zhvilloi takimin e rregullt vjetor me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë
Më 24 shkurt 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilluan takimin e tyre të rregullt vjetor me përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private të arsimit të [...]
Diskutim publik për Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit
Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, [...]