Agjencia e Akreditim mirëpret miratimin e Ligjit për AKA-në
Për herë të parë nga themelimi i saj, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) bëhet me ligj.
Më datën 07.06.2023 në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Miratimi i këtij ligji garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së, ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, internacionalizimin e sistemit tonë të arsimit dhe hapë rrugë për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Ky Ligj është miratuar pas një pune të gjatë dhe me përkushtim të grupeve punuese të MASHTI-t, Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, dhe vullnetit politik për përkrahje të pavarësisë së AKA-së.
Kryetarja e Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, që kanë marrë pjesë në takime të shumta të grupeve punuese, e kanë mirëpritur miratimin e Ligjit për AKA-në.
Kryetarja Ilazi dhe drejtori Gashi, në emër të KShC dhe AKA-së falënderojnë Ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, Qeverinë e Kosovës, anëtarët e Komisionit për Arsim të Kuvendit dhe Kryetarin e këtij Komisioni, z. Ardian Gola, deputetët e Parlamentit të Kosovës, Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donatorët ndërkombëtarë, shoqërinë civile, komunitetin akademik, studentët dhe mediat për kontributin e tyre në arritjen e këtij suksesi të përbashkët.
Ligji për AKA është një tregues për ekzistimin e një kohezioni nacional për cilësinë në arsimin e lartë.
Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që posedon ligj për akreditim dhe kjo është një arritje e madhe, e cila vendosë AKA-në dhe Kosovën si lidere në rajon sa i përket ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]





