AKA mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Planit Strategjik trevjeçar
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 09.09.2021 një punëtori ku u shqyrtua drafti i përgatitur i Planit Strategjik trevjeçar i AKA-së.
Në takim kanë marrë pjesë Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Komisioni i Ankesave, përfaqësues të projektit Heras Plus dhe eksperti ndërkombëtar Bastian Baumann.
AKA ka përgatitur një draft fillestar të Planit Strategjik, i cili më pas është plotësuar nga katër ekspertë vendorë dhe tani me përkrahjen e Projektit Heras Plus, po diskutohet nga eksperti ndërkombëtar për tu harmonizuar me rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe standardet e udhëzimet evropiane (ESG).
Pasi që të përfshihen rekomandimet e ekspertit ndërkombëtar, drafti i Planit Strategjik do të prezantohet në diskutim publik.
Pritet që deri në fund të këtij viti të miratohet Plani Strategjik i AKA-së dhe në këtë mënyrë do të plotësohet edhe një kriter i rëndësishëm për rikthim në ENQA dhe EQAR.




Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]





