AKA pjesë e shkëmbimit të stafit me Agjencinë Gjermane të Akreditimit ASIIN
Zyrtari i Lartë për Vlerësim dhe Monitorim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Shkelzen Gërxhaliu, po qëndron në Dusseldorf të Gjermanisë si pjesë e shkëmbimit të stafit me agjencinë homologe gjermane, Agjencia e Akreditimit për Programet e Studimit në Inxhinieri, Informatikë, Shkenca Natyrore dhe Matematikë (ASIIN). Gjatë këtij qëndrimi Gërxhaliu do të jetë pjesë e panelit vlerësues në disa universitete.
Ky shkëmbim i stafit është mundësuar nga Rrjeti i Evropës Qëndrore të Agjencive për Akreditim (CEENQA) në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane të Akreditimit ASIIN.
Përveq zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve kadrovike, ky shkëmbim i stafit do të shfrytëzohet edhe për draftimin e Strategjisë për bashkëpunim dhe përkrahje të ASIIN ndaj AKA-së, me qëllim të rikthimit në Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
AKA në vazhdimësi promovon stafin e saj me qëllim të ngritjes dhe avancimit të politikave dhe shërbimeve të saja.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




