Agjencia e Akreditimit po mban Konferencën vjetore ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë
Akreditimi2024-09-24T12:12:26+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar të martën më 24.09.2024 Konferencën Ndërkombëtare me titull: "Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave të sigurimit të cilësisë me strategjinë institucionale dhe angazhimin e palëve të interesit“, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga Kosova dhe partnerë ndërkombëtarë duke përfshirë Gjermaninë, Kroacinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlandën, Çekinë, Bullgarinë, Slloveninë, Bonjë Hercegovinën, Maqedoninë, etj. Në Konferencën e AKA-së kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalim edhe përfaqësuesja e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Në këtë konferencë kanë diskutuar udhëheqës institucionalë, ekspertë, akademikë, hulumtues [...]