AKA diskuton me përfaqësuesit e IAL-ve për akreditimin e programeve të arteve
Akreditimi2024-10-24T13:50:41+02:00Më 22 tetor 2024, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti një takim me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë (IAL) që ofrojnë programe studimore në fushën e arteve. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për përshtatshmërinë e bartësve të programeve studimore në fushën e arteve dhe mbledhja e kontributeve nga ekspertë të kësaj fushe. Gjatë takimit, përfaqësues nga IAL-të e ndryshme ndanë përvojat e tyre mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me barazvlerësimin e gradave akademike në fushën e arteve. Propozimet e tyre ishin shumë të çmueshme, duke vënë në pah natyrën specifike të programeve artistike. Qasjet e prezantuara [...]