KShC viziton Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
Akreditimi2024-07-04T20:44:21+02:00Më datën 3 korrik 2024, anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) kanë vizituar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe janë takuar me Dekanin e këtij fakulteti, prof. Blerim Saqipi dhe Prorektoren e UP-së, prof. Njomza Llullaku. Gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi në mes të AKA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë, ngirtja e cilësisë përmes mekanizmave të brendshëm institucional, sikur dhe për programet e doktoratës në UP, me theks të veçantë në Fakultetin e Edukimit. Pas takimit me menaxhmentin, anëtarët e KShC kanë mbajtur mbledhjen e saj 125 në hapësirat e këtij institucioni. Gjatë mbledhjes [...]