Delegacioni i AKA-së po merr pjesë në Asamblenë e INQAAHE në Bukuresht
Akreditimi2024-06-10T09:58:05+02:00Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Rrjetit Ndërkombëtar për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE) dhe në Forumin 2024, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Tema e Forumit të sivjetmë është: Transformimi i shoqërisë: Përgjegjësia sociale përmes sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë. Forumi 2024 synon të pajisë pjesëmarrësit me një kuptim holistik se si arsimi i lartë mund të formësojë një të ardhme më cilësore për individët dhe shoqërinë. Institucionet e arsimit të lartë janë më shumë se qendra të ekselencës akademike apo [...]