Konferenca për Arsimin e Lartë: Ndikimi i mekanizmave të sigurisë të cilësisë për krijimin e një kulture të cilësisë

Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon konferencën e saj të parë ndërkombëtare mbi arsimin e lartë, e cila do të mbahet në Prishtinë më 26 shtator 2023. Konferenca, e cila synon të bëjë bashkë akterë të rëndësishëm vendorë dhe evropianë, do të përqendrohet në ndikimin që kanë mekanizmat evropianë të sigurisë së cilësisë në arsimin e lartë dhe rolin që kanë agjencitë kombëtare të akreditimit tek institucionet e arsimit të lartë.

Si shteti më i ri evropian, Kosova ka pasur një rrugë unike drejt zbatimin e Standardeve dhe Udhëzuesve Evropiane (ESG). Pavarësisht sfidave të saj, sistemi kombëtar i sigurisë së cilësisë ka përfituar nga mundësitë e këtij rrugëtimi, dhe qëllimi i të qenit anëtar i ENQA-s dhe EQAR-it njihet si faktori përcjellës për përmirësim. Panelistët e ftuar do të trajtojnë perspektiva të ndryshme mbi atë se si sistemi kombëtar i Kosovës ndryshoi për shkak të procesit të akreditimit dhe se si praktikat më të mira evropiane formuan kuadrin e sigurisë së cilësisë së jashtme të Kosovës. Të ftuarit do të diskutojnë gjithashtu përvoja të ngjashme nga perspektiva e Evropës Juglindore në ndërtimin e një kulture të cilësisë. Përveç kësaj, konferenca do të trajtojë nevojën për një qasje globale ndaj sigurisë së cilësisë, në veçanti rolin e EQAR-it në formimin e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

AKA e vlerëson gatishmërinë e partnerëve të saj ndërkombëtarë për të mbështetur avancimin e sistemit kombëtar të sigurisë së cilësisë. Këto forume diskutimi rrisin dukshmërinë e sistemit të sigurisë së cilësisë në Kosovë në skenën ndërkombëtare dhe sigurojnë rrugën e duhur të AKA-së drejt zbatimit të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropianë.

Kjo konferencë përkrahet nga Projekti Heras Plus, i financiar nga ADA e Austrisë.