AKA dhe THEQC diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Këshillit të Turqisë për Cilësinë në Arsim e Lartë (THEQC) dhe ka zhvilluar takime me drejtues të agjencive homologe në Evropë.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, janë takuar me Kryetarin e THEQC, Prof. Ümit Kocabiçak, me të cilin kanë diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Delegacioni i AKA-së ka zhvilluar takime edhe me delegacione të tjera të agjencive homologe.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]
AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]






