Kosova dhe Kroacia intensifikojnë bashkëpunimin për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), është pritur në Zagreb nga drejtues të Agjencisë së Kroacisë për Shkencë në Arsimin e Lartë (AZVO), ku është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Kryetarja e Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, anëtarët e KShC-së, profesoresha Maja Martinovic dhe Dukagjin Zeka si dhe nga drejtori i AKA-së, Naim Gashi.
Nikoqir i këtij takimi ishte drejtoresha e AZVO, Sandra Bezjak dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në këtë takim palët kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm përkrahjen e AZVO për AKA-në nëpërmes projektit të Bashkimit Evropian TAIEX, ndërsa janë dakorduar që pala kroate të përkrahë Agjencinë e Akreditimit edhe në procesin e rishikimit të standardeve të nivelit bachelor dhe master.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Ilazi e ka falënderuar palën kroate për përkrahjen e AKA-së në fushën e avancimit të standardeve të cilësisë. Ajo tha se ekspertët kroatë të angazhuar në procesin e akreditimit në Kosovë, po japin kontribut të çmuar për sistemin e arsimit të lartë.
Drejtoresha e AZVO, Sandra Bezjak tha se AKA ka bërë një përparim të madh për plotësimin e rekomandimeve për kthim në Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ajo ka thënë se AZVO përkrahë AKA për kthim në këta dy mekanizma ndërkombëtarë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




