Miratohet Plani i Integritetit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Në punëtorinë e mbajtur më 28 maj 2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e Integritetit, i cili synon përmirësimin e funksionimit të Agjencisë përmes forcimit të përgjegjshmërisë institucionale, thjeshtimit të procedurave, rritjes së transparencës në vendimmarrje, kufizimit të autorizimeve diskrecionale, respektimit të parimeve etike dhe ndërtimit të një sistemi efikas të mbikëqyrjes së punonjësve.
Plani i miratuar adreson identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të integritetit brenda funksioneve kyçe të AKA-së, duke përfshirë masa konkrete për parandalimin dhe minimizimin e tyre.
Dokumenti përfaqëson një qasje të strukturuar për ndërtimin dhe zhvillimin e kulturës së integritetit në institucion, ndërsa miratimi i tij shënon një hap thelbësor drejt themelimit të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e rreziqeve që mund të cënojnë integritetin institucional.
Qëllimi kryesor i Planit të Integritetit është përmirësimi i politikave, rregulloreve dhe praktikave të parandalimit të tejkalimit të kompetencave, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të qëndruar rezistent ndaj shkeljeve të parimeve të integritetit.
Dokumenti reflekton një vizion të qartë mbi mënyrën se si ndërtohet, zhvillohet dhe zbatohet integriteti në strukturat e AKA-së, duke përcaktuar mekanizmat dhe instrumentet efektive për arritjen e këtij qëllimi.
Në këtë drejtim, AKA ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt konsolidimit të kornizës rregullatore dhe operacionale, ndërsa miratimi i Planit të Integritetit përfaqëson një përpjekje strategjike për ngritjen e një sistemi të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës për menaxhimin e integritetit institucional.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]






