AKA organizon trajnim për aplikimin online në kuadër të proceseve të akreditimit
Prishtinë, 27 qershor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka organizuar një trajnim me rastin e funksionalizimit të komponentës së aplikimit online për proceset e akreditimit nga institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Republikën e Kosovës. Trajnimi është mbajtur nga administratori për sistemet softuerike dhe bazën e të dhënave në AKA, z. Kastriot Ilazi, në bashkëpunim me stafin teknik mbështetës të Agjencisë. Në këtë aktivitet morën pjesë prorektorët dhe koordinatorët e cilësisë nga IAL-të publike dhe private të vendit. Platforma e re digjitale mundëson aplikimin në distancë për akreditim dhe riakreditim institucional apo të programeve studimore, deklarimin e [...]